Rreth Japan Auto Goni

Kompania JAPAN AUTO GONI, u krijua ne vitin 1999, me qellim ofrimin e pjeseve te kembimit per makina Aziatike.

Duke pasur si synim zhvillimin e biznesit ndryshe, JAPAN AUTO GONI u krijua dhe zhvilloi aktivitetin e tij bazuar ne ofrimin e
produkteve cilesore – cmimeve ekonomike – sherbim perfekt dhe motos universale Klienti eshte i pari.

JAPAN AUTO GONI duke i qendruar besnik filozofise se tij, u zgjerua vit pas viti, duke u shtrire ne qytetet kryesore te Shqiperise dhe se fundmi ne Ballkan, me filialet e tij ne Kosove dhe Maqedoni.

Sot, JAPAN AUTO GONI është shitës kryesor me pakicë dhe shumice dhe një distributor i rendesishem i pjesëve te këmbimit te makinave ne Shqiperi dhe jashte saj.

Me mbi 20,000 pjese kembimi, asgje nuk eshte e pamundur!

MAKINE E SIGURTE × KENAQESI E GARANTUAR

Sherbimet

Jo vetem produkte, por dhe sherbime cilesore ne funksion te tyre!

Cfare ju ofrojme!

SHERBIM SPECIAL PER PJESE ME POROSI

Me JAPAN AUTO GONI cdo difekt i makines tuaj behet me i lehte, sepse ne sigurojme ne nje kohe rekord produktin e porositur. Ajo qe e dallon JAPAN AUTO GONI-n eshte konsultimi me stafin e kualifikuar, percaktimi i sakte i produktit te duhur dhe cmimi me i mire ne treg. Brenda 2 javeve, mund te paraqiteni ne piken me te afert per terheqjen e tij.

CMIMET ME TE MIRA NE TREG

Mbro klientin me cilesine dhe cmimin, per te siguruar nje te ardhme te sigurte ne nje treg gjithnje ne rritje! Respekto ate duke ofruar produktin e duhur me fitim minimal. JAPAN AUTO GONI ju ofron klienteve jo vetem nje game te gjere me mbi 20000 pjese kembimi te kategorive Ekonomike, Cilesore dhe Origjinale, por ofron cmimin me te ulet ne treg per secilen kategori produkti.

CDO PJESE QE JU DUHET

Nuk gjeni pjesen e kembimit qe ju duhet? Na kontaktoni dhe ju garantojme zgjidhjen. Tregu i vogel i vendit tone ben te mundur qe asnje kompani te mos kete te gjithe gamen e pjeseve te kembimit qe mund t’ju duhet. Ajo qe e dallon JAPAN AUTO GONI-n eshte fakti, se ju ofron jo vetem pjeset qe ju duhen per riparimin e makines tuaj, por ne saj te partnereve serioze, ju siguron te gjitha pjeset e nevojshme per personalizimin e makines tuaj.

SHPERNDARJE EKSPRES NE DESTINACION

Per t’ju kursyer kohe dhe para, JAPAN AUTO GONI nepermjet investimeve serioze ne burime njerezore dhe paisje, realizon dorezimin e porosise ne destinacion brenda 30-minutave. Mos prisni gjate per te bere porosine! Te gjitha pjeset e kembimit jane gati te udhetojne drejt jush. Kudo qe te ndodheni dhe kurdo qe te keni nevoje, JAPAN AUTO GONI do te jete gjithmone ne dispozicionin dhe sherbimin tuaj.

Tek ne gjeni

Rezultatet tona

Deshironi me teper per JAPAN AUTO GONI? Statistikat flasin vete!

20000

Pjese Kembmi

45

Dyqane

3

Shtete

50

Partnere

CILESI / CMIM / SHPEJTESI / PROFESIONALIZEM